Aksidenti me fatalitet në Prishtinë, ky është viktima që humbi jetën pas përplasjes së dy veturave

Aksidenti me fatalitet në Prishtinë, ky është viktima që humbi jetën pas përplasjes së dy veturave

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi të shtunën në Prishtinë përfundoi tragjikisht, me humbjen e jetës së një personi.

Sinjali ka mësuar identitetin e viktimës. Bëhet fjalë për Rrahman Maxharraj, rreth 77-vjeçar, i cili humbi jetën si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.

Ngjarja ka ndodhur më 8 gusht, rreth orës 12:00, në rrugën Shkup–Prishtinë, ku janë përfshirë dy automjete – një Mercedes GLK, të cilin e drejtonte Maxharraj dhe një Audi, që drejtohej nga D.G, rreth 36-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, Maxharraj ka pësuar lëndime fatale dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë atyre.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, hetuesit e trafikut, Prokurori kujdestar, si dhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga IML-ja dhe është dërguar për obduksion.

Ndërkohë, rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti fatal po hetohen nga njësitë kompetente, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Ndërkohë, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot pas namazit të ikindisë, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

Related Articles