Moska hedh poshtë mundësinë e një armëpushimi me Ukrainën

Moska hedh poshtë mundësinë e një armëpushimi me Ukrainën

Rusia do t’i ndalë operacionet ushtarake në Ukrainë vetëm pasi të ketë në tryezë një “zgjidhje afatgjatë, të besueshme dhe të qëndrueshme”.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili i tha gjithashtu televizionit shtetëror këtë mëngjes se Moska do të intensifikojë përpjekjet e saj për të shkatërruar çdo gjë që përdoret për të mbështetur Ukrainën nga Perëndimi.

“Ne do t’i bëjmë metodat tona shumë më të ashpra në mënyrë që të çmontojmë gjithçka që ushqen makinën e luftës së Kievit nga Perëndimi. Dhe ne tashmë po e bëjmë këtë”, tha Lavrov. 

Dje dolën raporte që pretendonin se Ukraina i kishte dërguar Rusisë një ofertë duke sugjeruar që të dyja palët të ndalonin sulmet ndaj objektivave civile në Detin e Zi, pasi sulmet në rritje ndaj anijeve dhe porteve atje ngritën frikë mbi furnizimet globale me ushqim.

Moskova e hodhi poshtë menjëherë idenë, duke thënë se nuk shihte asnjë bazë për “gjysmëmasa që thjesht i japin regjimit të Kievit një hapësirë ​​të përkohshme frymëmarrjeje”.

Related Articles