Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë thirrje që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të kthehen në Kuvend dhe të marrin pjesë në procesin e konstituimit.
“Bëj thirrje që VV-ja të vijë në Kuvend dhe ta zbatojë njëherë e përgjithmonë Rregulloren, sepse ata janë të njohur për mosrespektim të Kushtetutës”, tha Deliu-Kodra, transmeton Klankosova.tv
Ajo e vlerësoi situatën politike në vend si të paprecedentë dhe të rëndë, duke e akuzuar Albin Kurtin për krizat e njëpasnjëshme politike.
“Republika e Kosovës është në një situatë të paprecedentë, në një situatë të rëndë, dhe këto kriza të njëpasnjëshme i konvenojnë Albin Kurtit. Thirrja jonë është që ai të kthehet në Kuvend, që ta ushtrojmë mandatin tonë si deputetë të opozitës”, u shpreh ajo.
Në fund, Deliu-Kodra tha se interesat e shtetit duhet të jenë mbi ato personale.
“Republika e Kosovës është shumë më e madhe sesa egoja personale e Albin Kurtit”, deklaroi deputetja e zgjedhur e PDK-së.
