Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rritje të vazhdueshme ditëve të fundit, duke arritur në 1.79 euro për litër.
Sipas çmimeve maksimale të lejuara të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), për sot, 21 gusht 2026, nafta do të shitet deri në 1.79 euro për litër, benzina 1.52 euro, ndërsa gazi 0.62 euro për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
Në katër ditët e fundit, çmimi maksimal i naftës është rritur çdo ditë nga 1 cent, duke kaluar nga 1.75 euro në 1.79 euro për litër.
Rritja e njëpasnjëshme po rëndon gjithnjë e më shumë xhepat e qytetarëve, veçanërisht të atyre që përdorin automjetet çdo ditë.
