​Man Utd e nis me humbje sezonin e ri në Ligën Premier, befasohet nga Hull City

​Man Utd e nis me humbje sezonin e ri në Ligën Premier, befasohet nga Hull City

Manchester Unitedi ka humbur në udhëtim te Hull City me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e parë të sezonit 2026/27 në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq e kanë nisur keq sezonin e ri duke humbur nga ekipi i inkuadruar këtë sezon nga Championshipi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me menaxhim më të madh të lojës nga United, por ishin vendasit ata që befasuan dy herë duke tundur rrjetën.

Fillimisht ishte Semi Ajayi, i cili shënoi në minutën e 17-të për epërsinë 1-0, ndërsa në minutën e 38-të ishte Nobel Mendy që shënoi për 2-0.

Në pjesën e dytë, Michael Carrick bëri shumë ndryshime duke vendosur lojtarë sulmues dhe duke dominuar ndeshjen me posedim dhe raste.

Megjithatë, vendasit arritën të mbahen mirë dhe ta ruajnë epërsinë e pjesës së parë duke marrë tri pikë të mëdha në këtë fillim kampionati, me një fitore 2-0.

Në ndeshjen e ardhshme, Unitedi e pret Ipswich Toën, ndërsa Hull City udhëton te Coventry City

Related Articles