Grupi Parlamentar i LDK-së ka mbajtur mbledhje të martën për të folur rreth marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje për emrin e Bekim Sejdiut si kandidat për President.
Gjashtë deputetë të LDK-së kanë deklaruar se nuk do ta votojnë atë.
Ata janë: Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Armend Zemaj, Arben Gashi, Janina Ymeri.
Kryetari i LDK-së e ka quajtur këtë “përçarje”, duke deklaruar se ai vetë i 12-ti do të jetë në sallë ditën kur votohet Presidenti. /
