Në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë kanë ndodhur të shtëna me armë zjarri, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia Rajonale e Gjakovës, ndërsa dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur, njoftoi zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Nusret Gjurkaj, për Gazeta Enigma.
Patrullat e St. Policor kanë shkuar ne vendngjarje si dhe është njoftuar Autoambulanca. Pas të shtënave personat e dyshuar janë larguar nga vendi ngjarjes, ka shtuar zëdhësi i Policisë, Nusret Gjurkaj.