Përvjetori i rënies së Afrim Bunjakut, djemtë e heroit presin mysafirë me bluzat “Liria ka Emër”

Përvjetori i rënies së Afrim Bunjakut, djemtë e heroit presin mysafirë me bluzat “Liria ka Emër”

Djemtë e rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës më 24 shtator 2023 në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, kanë përçuar një mesazh në pritjen e mysafirëve në shtëpinë e tyre.

Të veshur me bluzat “Liria ka Emër”, ata kanë shprehur mbështetje për çlirimtarët.

Familja e heroit të Kosovës, ka hapur dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij, në përkujtim të rreshterit.

Familjarë, të afërm, miq dhe qytetarë janë mbledhur tashmë për të përkujtuar Bunjakun, i cili u vra gjatë përleshjes me grupin e armatosur që sulmoi Policinë e Kosovës në veri të vendit.

Related Articles