Policia ndalon automjetin me targa serbe në Leposaviq, kapen cigare të kontrabanduara

Policia ndalon automjetin me targa serbe në Leposaviq, kapen cigare të kontrabanduara

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa serbe në fshatin Bare të Leposaviqit, ku janë gjetur mallra të kontrabanduara, përfshirë dhjetëra pako me cigare të llojeve të ndryshme.

Rasti ka ndodhur më 24 shtator 2026, në vijën kufitare me Serbinë, gjatë mbikëqyrjes së shtuar të vijës kufitare nga njësitë policore të Departamentit për Kufi, me qëllim të parandalimit të aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare.

Sipas Policisë, automjeti drejtohej nga një shtetas i Serbisë, i cili është ndaluar nga njësitë policore.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur:

34 pako me nga 50 shteka cigare të llojeve të ndryshme;

50 shteka me cigare të një lloji tjetër.

Me autorizim të prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo vijës kufitare”, ndërsa personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Malli i dyshuar i kontrabanduar i është nënshtruar procedurave të mëtejme.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe autorizimeve të saj, me qëllim të vënies së kryesve të veprave penale përpara përgjegjësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Related Articles