Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vazhdojë mbështetjen me shtesa për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale deri në fund të vitit.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, në prezantimin e kësaj pike ka thënë se do të vazhdojë të vlejë pagesa shtesë prej 30 për qind mbi shumën mujore për përfituesit e skemës sociale dhe po ashtu do të vazhdojë shtesa për pensionistët që kanë marrë pension në vlera dyshifrore të mos marrin më pak se 100 euro në muaj.
“Këtë e bëjmë me synim të krijimit të një shoqërie të barabartë. E konsiderojmë të veçantë ashtu që të paguhen shtesat për periudhën deri në fund të vitit 2021”, tha Murati.
Qeveria po ashtu ka miratuar ndarjen e pesë milionë eurove për subvencionimin për polisën kufitare për mërgimtarët.