Prishtina mbush arkat e klubit, merr 1.8 milionë euro nga UEFA

Prishtina mbush arkat e klubit, merr 1.8 milionë euro nga UEFA

FC Prishtina të mërkurën në mëngjes është nisur për në Norvegji ku të enjten nga ora 18:00 do të përballet me skuadrën Bodo/Glimt në kuadër të fazës së tretë të Conference Leagues.

Prishtina është klubi i parë nga Kosova që ka arritur të marr fitore në ndeshjen e parë në fazën e tretë eliminatore të ndonjë gare evropiane të organizuar nga UEFA duke e mposhtur pikërisht kampionen e Norvegjisë në Prishtinë me rezultat 2:1 në ndeshjen e parë në Prishtinë.

Prishtinën për në Norvegji e kanë shoqëruar edhe presidenti i klubit, Remzi Ejupi si dhe aksionari, Rrahman Haradini.


Me fitoren e marr në ndeshjen e parë ndaj Bodo/Glimt në Conference League, kampionët e vendit, me një barazim në ndeshjen e dytë do të ishin në play-off dhe një hap larg pjesëmarrjes në fazën e grupeve.

Suksesi i arritur deri më tani është jashtëzakonisht i madh, pasi Drita kishte arritur të luante në raundin e tretë të Ligës së Evropës, por ishte eliminuar nga Legia e Varshavës me rezultat 2-0.

Skuadra e udhëhequr nga Zekerija Ramadani po vazhdon punën për ndeshjen kthyese, ndërsa përveç fitoreve, ka mbushur edhe arkat e klubit, ku të ardhurat llogariten afër 1.8 milion euro nëse eliminohen në këtë xhiro nga Bode. Por mos të harrojmë që kalimi i këtij raundi është mëse i mundur, pasi që kampioni ynë ndeshjen e parë.

Related Articles