Gjilani i bashkohet ‘Tetorit Rozë’ me një mesazh ndërgjegjësimi, mbështetje për gratë që përballen me këtë sëmundje

Gjilani i bashkohet ‘Tetorit Rozë’ me një mesazh ndërgjegjësimi, mbështetje për gratë që përballen me këtë sëmundje

Skuadra e Gjilanit ka përcjellë një mesazh të veçantë sensibilizues në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, klubi ka shprehur mbështetjen për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për kujdesin ndaj shëndetit, kontrollet e rregullta dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

Me ngjyrën rozë në qendër të mesazhit, Gjilani ka zgjedhur të jetë pjesë e kësaj fushate sensibilizuese, duke rikujtuar se ndërgjegjësimi dhe kujdesi për shëndetin duhet të jenë në fokus gjatë gjithë vitit.

Related Articles