Presidenca ende nuk e ka pranuar Ligjin për Specialen, Kuvendi ka afat deri më 15 tetor

Presidenca ende nuk e ka pranuar Ligjin për Specialen, Kuvendi ka afat deri më 15 tetor

Presidenca e Kosovës ende nuk e ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa procedurat për dërgimin e tij te presidentja Vjosa Shiroka Pula pritet të përfundojnë pas mbylljes së afatit për kontestim në Gjykatën Kushtetuese, më 15 tetor.

Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje për Telegrafin, Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë.

Sipas Kupinës, Kuvendi i Kosovës ia dërgon ligjin presidentes vetëm pasi të përfundojë afati tetëditor për kontestim në Gjykatën Kushtetuese.

Pas pranimit të ligjit, presidentja Justin Shiroka-Pula ka në dispozicion edhe tetë ditë për të ndërmarrë veprimet e parapara me procedurën përkatëse.

Miratohen në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Specialen, protestuesit e përshëndesin vendimin

“Presidenca nuk e ka pranuar ende Ligjin për Dhomat e Specializuara. Sipas procedurës, Kuvendi e dërgon te Presidentja vetëm pas mbylljes së afatit 8-ditor për kontestim në Gjykatën Kushtetuese, deri më 15 tetor. Pastaj Presidentja Shiroka Pula i ka në dispozicion 8 ditë për të ndërmarrë veprime”, ka thënë Kupina.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ndryshimet në ligj janë propozuar pasi Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallë të parë me gjithsej 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Related Articles