Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Feronikelit ’74 dhe Llapit me rezultatin 0:0.Llapi arriti ta dërgonte topin në rrjetë në minutën e 9-të me Sorensenin, por goli u anulua, duke bërë që rezultati të mbetej i pandryshuar.
Vendasit e Feronikelit ’74, ndërkohë, mbetën me një lojtar më pak, pasi Fatmir Rexhaj u ndëshkua me karton të kuq.
Me rezultatin 0:0 në pushim, mbetet të shihet nëse Llapi do ta shfrytëzojë epërsinë numerike në pjesën e dytë për të kërkuar golin e fitores.
