Ish zëdhënësja e MKRS në mandatin e kaluar qeverisës, Leonora Morina Bunjaku në një prononcim për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar kandidaturën e saj për kryetare të komunës së Gjilanit nga radhët e PDK-së.
Ajo ka thënë se këtë besim e ka fituar nga qendra e po ashtu edhe nga dega e kësaj partie në Gjilan. Morina-Bunjaku ka thënë se ndjehet e priviligjuar që do të përfaqësoj Partin Demokratike në zgjedhjet e 17 tetorit.
“Eshtë përgjegjësi dhe privilegj , që PDK-ja, më dha besimin për të kandiduar për kryetare të qytetit tim, Gjilanit “. ka thënë Morina-Bunjaku.
Tutje ajo ka theksuar se PDK, po punon shumë rreth arritjës së anvansimit të gruas në politikë dhe vendimarrje.
Gjithashtu, kandidaturën e Leonorës për tu futur në garë për të parën e Gjilanit, për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në muajin tetor të këtij viti e kanë konfirmuar edhe PDK-ja në Gjilan.
Disa parti kanë bërë publik emrat e kandidatëve për kryetar komune, por shumë nga to nuk kanë e kanë bërë ende zyrtare. Zgjedhjet lokale do të mbahen në vjeshtë me 17 tetor, të këtij viti./Gazeta Enigma/.