Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës

Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër, më 22 tetor, seancë plenare duke filluar nga ora 10:00.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në rendin e ditës janë pesë pika, përfshirë formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Ky është rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës;
  3. Pyetjet parlamentare;
  4. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e RTK-së;
  5. Votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Related Articles