Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka rikonfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
“Po a e keni dëgju që kam thënë se po. Do të jem”, tha Rama të enjten para gazetarëve.
Duke folur për situatën në të cilën ndodhet LDK-ja, pas humbjes në tri palë zgjedhje radhazi, Rama vlerësoi se kryetari aktual i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, do të duhej të jepte dorëheqje.
“Po mendoj që do të kishte bërë mirë. Ashtu duhet të bëjë”, tha Rama, kur u pyet nëse Abdixhiku duhet të japë dorëheqje.
