Pritjet e bashkatdhetarëve në pikat kufitare për të dalë nga Kosova, kanë vazhduar edhe mëngjesin e sotëm.
Pritje më të gjata për të dalë nga Kosova vërehen në pikën kufitare në Merdarë, ku bashkatdhetarët po detyrohen të presin deri në 3 orë.
Sipas një njoftimi nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje të gjata në dalje ka edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku pritjet në pikë janë deri në 1 orë e gjysmë.
Ndërkaq në pikat tjera kufitare vërehet një fluks më i vogël i automjeteve, ku edhe pritjet nuk janë aq të gjata.