Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për vikendin e 24 dhe 25 tetorit, ku pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 19 gradë Celsius.
Sipas IHMK-së, të shtunën, më 24 tetor, moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 16 deri në 19 gradë.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Ndërkaq, të dielën, më 25 tetor, parashihet mot i vranët, me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 15 deri në 18 gradë.
Sipas parashikimit, era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
