A premton kjo treshe ta ‘hallakat’ shtëpinë e BBVK? (VIDEO)

A premton kjo treshe ta ‘hallakat’ shtëpinë e BBVK? (VIDEO)

Tre banorët e parë kanë hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 dhe që të tre vijnë nga fusha të ndryshme.

Arlinda Morina, 41 vjeçe, është regjisore.

Antoneta Koçi, 33 vjeçe, është moderatore.

Ndërsa Nichi, 23 vjeç, merret me muzikë si reper.

Ata u bënë pjesë e shtëpisë para Prime-it të parë, pasi iu përgjigjën pozitivisht pyetjeve provokuese të parashtruara nga Vëllai i Madh përmes WhatsApp-it.

Por hyrjet nuk përfundojnë me kaq. Sipas moderatorit Alaudin Hamiti, gjatë Prime-it të parë pritet të prezantohen edhe banorë të tjerë, ndërsa nis loja e vërtetë e këtij edicioni.

Related Articles