Zgjedhjet në veri do i bëjnë bashkë të gjitha partitë joserbe të cilat kanë vendosur që t’i futen garës së 17 tetorit me një listë të përbashkët.
Kjo është hera e parë që të gjitha partitë do bëhen bashkë në një listë karshi partive tjera serbe që do i futen garës.
Veç partive shqiptare që përfshijnë PDK-në, VV-në, LDK-në, AAK-në, AKR-në, në listë të përbashkët do jenë edhe anëtarët e komuniteteve të partive tjera joserbe, si ato boshnjaku, turke, gorane, egjiptiane, rome dhe partitë e ashkalinjve.
Këtë për Mitropol e konfirmoi edhe kryetari i PDK-së në veri, Dr. Florent Azemi, i cili është njëri nga iniciatorët e kësaj nisme.
Listës së përbashkët do i prijë Skender Sadiku, një kandidat jopartiak i cili vie nga shoqëria civile.Zgjedhjet lokale do mbahen në krejt Kosovën më 17 tetor të këtij viti.