Pas tragjedisë në Demiraj, Alban Hyseni kërkon zbardhjen e plotë të rastit

Pas tragjedisë në Demiraj, Alban Hyseni kërkon zbardhjen e plotë të rastit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në fshatin Demiraj, ku humbën jetën dy persona.

Përmes një postimi, Hyseni u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave, duke thënë se kjo tragjedi ka tronditur gjithë qytetin.

Ai ka bërë thirrje që organet e rendit dhe të drejtësisë të angazhohen plotësisht për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Presim që organet e rendit dhe të drejtësisë të bëjnë punën e tyre me përkushtim të plotë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka shkruar Hyseni.

Related Articles