“Foshnja tre muajshe u gjet me shenja dh*ne në shtratin e babait”, gjyshi dyshohet se vr*u 27-vjeçarin, një muaj paraburgim për të

“Foshnja tre muajshe u gjet me shenja dh*ne në shtratin e babait”, gjyshi dyshohet se vr*u 27-vjeçarin, një muaj paraburgim për të

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar një muaj paraburgim B. D., i dyshuar se ka vrarë djalin e tij, A. D., pas një konflikti fizik në fshatin Demiraj të Gjilanit. Para kësaj ngjarjeje, vajza e A. D. ishte gjetur e pajetë, me shenja dhune, ndërsa sipas dyshimeve, ajo ishte vrarë nga babai i saj.

Sipas njoftimit të Gjykatës, vendimi është marrë pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan.

“Në kërkesën e prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit është pretenduar se i pandehuri B. D., më datë 1 nëntor 2026, në periudhën kohore pas orës 00:27 e deri në orët e mëngjesit, në shtëpinë e tij në fshatin Demiraj, Komuna e Gjilanit, pas një konflikti fizik me djalin e tij, e privon nga jeta A. D.”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka bërë të ditur se më herët ishte gjetur e pajetë edhe fëmija D. D., me shenja dhune, në shtratin e babait të saj, A. D.

“Ndërsa më parë edhe fëmija D. D. është gjetur e pajetë dhe me shenja dhune në shtratin e babait të saj, tani të ndjerit A. D., ku janë vërejtur edhe njolla gjaku, krejt këto të shkaktuara me dyshimin nga babai i saj, tani i ndjeri A.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas Gjykatës, B. D. dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, pasi i pandehuri, nëse lihet i lirë, mund të ndikojë te dëshmitarët e tjerë.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Related Articles