Policëve të rinj që mezi ua siguruan uniformat, Kurti u premton përkrahje: S’krahasohemi me periudhat e mëparshme

Policëve të rinj që mezi ua siguruan uniformat, Kurti u premton përkrahje: S’krahasohemi me periudhat e mëparshme

Mbi 300 zyrtarë të rinj policorë i janë bashkuar Policisë së Kosovës, në kuadër të Gjeneratës së 63-të, ceremonia e diplomimit të së cilës është duke u mbajtur të premten, nga ora 16:30.

Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili në fjalën e tij para zyrtarëve të rinj policorë foli për mbështetjen që, sipas tij, Qeveria e tij i ka ofruar Policisë së Kosovës.

Kurti u tha policëve të rinj se do ta kenë gjithmonë përkrahjen e Qeverisë, ndërsa krahasoi mbështetjen e ofruar gjatë qeverisjes së tij me periudhat e mëparshme.

“Qeverinë tonë do ta keni përherë përkrah. Mbështetjen për Policinë e Kosovës e kemi dëshmuar vazhdimisht shumë më lart dhe pakrahasueshëm me periudhat e mëparshme. Përveç se është rritur buxheti, mbi 50 për qind, i kemi 20 stacione dhe baza që janë ngritur dhe forcuar në gjithë veriun e vendit tonë.

Policia është pajisur me armë të gjata që mungonin më herët, dhe automjete e autoblinda të reja”, u shpreh Kurti.

Ceremonia e diplomimit të Gjeneratës së 63-të ishte paraparë të mbahej më 30 tetor, por ishte shtyrë. Siç ishte bërë e ditur, shkak për shtyrjen ishte mungesa e uniformave dhe pajisjeve të nevojshme për kadetët e rinj.

Related Articles