“Çdo të dytën fjali thonë ‘jemi në kontakt me BE-në’, po lë bre, mos bëni hajgare”, Donika Kadaj-Bujupi kritikon PDK-në dhe LDK-në

“Çdo të dytën fjali thonë ‘jemi në kontakt me BE-në’, po lë bre, mos bëni hajgare”, Donika Kadaj-Bujupi kritikon PDK-në dhe LDK-në

Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi, në emisionin “Pressing”, ka kritikuar mënyrën se si përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së po e ushtrojnë rolin e opozitës, duke thënë se në deklarimet e tyre vazhdimisht i referohen Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Ajo ka thënë se partitë opozitare ende nuk po dinë të sillen si opozitë përballë, siç u shpreh ajo, padrejtësive që i janë bërë vendit.

“Sot i dëgjon përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së, në çdo të dytën fjali thonë ‘bashkësia ndërkombëtare’, ‘BE-ja’. Ende nuk dinë të sillen si opozitë në raport me padrejtësitë që i janë bërë vendit. Flasin sikur të ishin këta në pushtet përballë BE-së”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi në Pressing.

Video:

Related Articles