Klubi anglez, Arsenali është gati të pranojë ndonjë ofertë të kënaqshme e cila vjen në drejtim të sulmuesit Pierre-Emeric Aubameyang.
Sulmuesi nga Gaboni është kapiten i klubit nga Emirates Stadium, ndërkohë që është i lidhur edhe me një kontratë fitimprurëse.
Por, qasja jo e duhur dhe forma jo e vazhdueshme mund të bëjë që Mikel Arteta të pranojë të ndahet me Aubameyang.
Sipas mediumit The Times, Arsenali është i gatshëm të dëgjojë ofertat për sulmuesin e tyre kryesor.
Aubameyang vlerësohet 25 milionë euro, por Topçinjtë mund të pranojnë edhe oferta më të ulëta se kjo shifër.
Në sezonin e fundit, Aubameyang zhvilloi 39 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar 15 gola dhe shtuar katër asistime.