Këto janë partitë politike që kanë aplikuar për certifikim për zgjedhje lokale

Këto janë partitë politike që kanë aplikuar për certifikim për zgjedhje lokale

Deri më tani në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar për certifikim 49 subjekte politike, 14 prej të cilave janë parti, 18 iniciativa qytetare dhe 17 kandidat të pavarur, raporton Gazeta “Enigma”.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën “Enigma”, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“KQZ-ja ka pranuar aplikimet nga 49 subjekte politike, prej të cilave 14 parti politike, 18 iniciativa qytetare dhe 17 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është: 35 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 677 kandidatë për Kuvende Komunale”, ka thënë Elezi.

Elezi më tutje ka shtuar se afati për aplikim për zgjedhjet e tetorit do të përfundoj sot në orën 16:00.

“KQZ-ja është duke vazhduar të presë aplikimet nga subjektet politike. Afati përmbyllet në orën 16:00 të ditës së sotme, e hënë, 16 gusht”, ka thënë ai.

Këto janë partinë politike që kanë aplikuar deri tani:

PARTITË POLITIKE

1. Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;
2. Partia Demokratike e Unitetit ka apllikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Pejë;
3. Partia Ura ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Mitrovicë të Jugut;
4. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet Kuvend Komunal në Prizren;
5. Organizata Balli Kombëtar Demokrat ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Podujevë;
6. Srpska Lista ka palikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune (Graçanicë, Partesh, Shtërpcë, Zubin Potok, Leposaviq, Novobërdë, Zveçan, Mitrovicë e Veriut, Obiliq, Kllokot, Ranillug) dhe për Kuvende Komunale (Partesh, Pejë, Prishtinë, Zubin Potok, Graçanicë, Lipjan, Leposaviq, Rahovec, Zveçan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Kllokot, Novobërdë, Obiliq, Ranillug, Shtërpcë, Vushtrri, Klinë, Mitrovicë e Veriut, Skënderaj);
7. Građanska Inicijativa Gore ka aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Dragash;
8. Jedinstvena Goranska Partija ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Dragash dhe Prizren;
9. Kosova Adalet Tűrk Partisi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Mamushë;
10. Naša Inicijativa ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Prizren;
11. Fjala ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Prishtinë dhe Kuvend Komunal në Prishtinë dhe Skënderaj;
12. Partia Balliste ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvende Komunale në Pejë dhe Prishtinë;
13. Socijaldemokratska Unija ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Prizren;
14. Pokret za Gora ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Dragash dhe Prizren;

INICIATIVAT QYTETARE

1. Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
2. Ne Mundemi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
3. Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog;
4. Iniciativa Qytetare për Obiliq ka aplikuar për certifikim për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Obiliq;
5. Bashkë për Shtërpcën ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Shtërpcë;
6. Iniciativa Qytetare për Skënderaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal;
7. Iniciativa Erdem ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Mamushë;
8. Iniciativa Qytetare për Kllokot ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Kllokot;
9. Iniciativa e Therandës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Suharekë;
10. Iniciativa Qytetare Mogillë – Kllokot ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Kllokot;
11. Reformimi Demokratik për Ferizajn ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
12. Gi Sloboda Štrpce ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Shtërpcë;
13. Lista e Pavarur Bekim Jashari ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Skënderaj;
14. Mir – Ostanak ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Ranillug;
15. Unioni i Blakçorëve ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Podujevë;
16. Gradanska Inicijativa Bošnjaka Istok ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Istog;
17. Shqiptarët e Bashkuar ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Graçanicë;
18. Iniciativa Qytetare Green për Drenas ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Drenas;

KANDIDATËT E PAVARUR

1. Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;
2. Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë;
3. Hajrush Stublla ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Lipjan;
4. Radoš Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;
5. Bojan Saičić ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Klinë;
6. Dragan Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;

Related Articles