Të gjithë qytetarët e Kosovës që nuk do t’i respektojnë masat e reja, e të cilat priten që nesër të miratohen nga Qeveria e Kosovës, do të dënohen.
“Të gjitha masat që do të propozohen nesër, shpresoj që do të miratohen dhe do të zbatohen. Për këtë kemi pas bisedime edhe me ministrin Sveçla, me drejtorin e Policisë, dhe me inspektoriatët që të shtojnë inspektimet. Secili person juridik e gjithë të tjerët që nuk i respektojnë këto masa do të dënohen me ligjet në fuqi”, ka deklaruar Vitia.
Sipas tij, pavarësisht dallimeve që mund të kenë për momentin dhe problemeve, të gjithë janë të bashkuar në stabilizimin e situatës në vend.
“Sot jemi në një situatë kur jemi duke punuar vazhdimisht, kemi pas takime edhe me grupet e interesit, ku të gjithë së bashku pavarësisht dallimeve që mund ti kemi për momentin, jemi të gjithë të bashkuar që të bëjmë më të mirën për qytetarët tonë që kjo situatë të përfundojë më mirë dhe kjo mund të bëhet vetëm me vaksinim masiv”, ka shtuar Vitia.
Vetëm sot në Kosovë janë regjistruar një mijë e 765 raste të reja me COVID-19.