Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar ish-anëtarin e Komisionit qeveritar për shënjimin e kufirit shtetëror, Florim Isufin dhe kryetarin e komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin, ndërsa kanë biseduar për çështje thelbësore të integritetit territorial e institucional të Kosovës.
Në njoftimin për media thuhet se Kurti falënderoi profesorët Isufi e Bulliqi për punën dhe qëndrimet e tyre në kuadër të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit.
“Në vijim u diskutua për rolin e mekanizmave shtetërorë për këtë çështje thelbësore të integritetit territorial e institucional të Republikës së Kosovës.Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, metodat e avancuara shkencore dhe praktikat e suksesshme të partnerëve ndërkombëtarë janë udhërrëfyesi garantues i qasjes dhe angazhimit tonë të përbashkët”, u tha në këtë takim.