Në pikat e kalimit kufitar me Serbinë po vazhdojnë pritjet shumë orëshe të bashkatdhetarëve, që po kthehen nga pushimet në Kosovë.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (përditësimi i orës 07:30), pritjet më të gjata regjistrohen në pikë-kalimin kufitar në Merdar, ku bashkatdhetarët po presin mbi 4 orë për ta kaluar kufirin me Serbinë, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 2,3km.
Situatë më e qetë del të jetë në pikë-kalimin te Dheu i Bardhë ku pritjet për dalje janë deri në 90 minuta.
Ndërsa në Mutivodë dhe Muçibabë deri në 80 minuta.