Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas njoftimit, indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta, e prandaj në këto kushte nuk preferohet të kemi kontakt të drejtëpërdrejtë me rrezet e diellit.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Related Articles