Qendra për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se edhe sot ka pritje në pikë-kalimin kufitar Merdar dhe te Dheu i Bardhë, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se pritjet në dalje në Merdar janë mbi tri orë.
Ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri në orë.
Vlen të theksohet se tash e disa ditë pritjet për të dalë nga Kosova janë shumë të gjata, kjo për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve që kanë vizituar Kosovën.