Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar sërish njofton se fluksi i madh i mërgimtarëve ka bërë që pritjet në pikë-kalimet kufitare të jenë të gjata, raporton Gazeta Enigma.
Pritjet në dalje në Merdar janë deri në tri orë, ndërsa në pikë-kalimin kufitar Vërmicë deri në 30 minuta.
QKMK njofton se pritjet në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata.
Vlen të theksohet se para disa dite, QKMK ka bërë thirrje për mërgimtarët që t’i shfrytëzojnë pikat tjera kufitare në mënyrë që pritjet e gjata të reduktohen.