Kreu i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka mohuar të jetë tërhequr nga gara për të parin e Komunës, edhe pse nga Dega që drejton janë deklaruar se tashmë i kanë filluar procedurat për zëvendësimin e tij me Fadil Nurën.
I pyetur nga Gazeta Express nëse është tërhequr nga gara, Lushtaku ka thënë shkurt “Jo”, derisa e ka ndalë telefonin me arsyetimin se është në një takim.
Ndryshe Erfan Smajli nga dega e PDK-së në Skenderaj ka thënë se KQZ-ja ia ka marrë vendim se Lushtaku s’mund të certifikohet dhe se tashmë nga PDK-ja është dërguar për certifikim kandidatura e Fadil Nurës.
“Po e sigurtë është që kandidati është Fadil Nura. Në katër ora e kemi për me dërgu aplikacionin. Është marre vendimi nga KQZ që nuk i lejohet Sami Lushtaku kandidatura”, ka thënë Smajli për Kallxo.com
Gjykata Supreme e Kosovës dje ia ka vërtetuar, Sami Lushtakut, dënimin për arratisjen nga “Burgu i Dubravës”.