Vitia mbledh kryetarët e komunave, diskutohet për shtrëngim masash

Vitia mbledh kryetarët e komunave, diskutohet për shtrëngim masash

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thirrur në takim kryetarët e komunave, shkruan Gazeta “Enigma”.

Vitia është duke mbajtur mbledhje me kryetarët e komunave për situatën epidemiologjike në vend.

Kështu ka marrë vesh Enigma nga burimet e veta.

Në takim po shqyrtohen masat e reja mbrojtëse ndaj COVID-19.

Kujtojmë qe nga 13 shtatori është paraparë edhe kthimi i orës policore në vend.

Lajmin dje ka bërë të ditur Oda e Hotelierisë dhe Turizmit, e cila sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Këto janë disa nga masat që do të merren:

• Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;

• Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;

• Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;

• Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;

• Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;

• Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.

Masat e reja prite të mirren, si rezultat i rritjës së numërit të të infektuarëve me COVID-19.

Qeveria e Kosovës më 12 gusht ka miratuar vendimin për masat e reja kufizuese kundër COVID-19, të cilat kanë hyrë në fuqi më 20 gusht.

Related Articles