“Terminin për t’u vaksinuar në Komunën e Drenasit mund ta bëjnë qytetarët, por në rast se kanë ndonjë komplikim shëndetësor çfaredo qoft ai, duhet ta shtyjnë. Megjithëse, pas përmirësimit së gjendjes shëndetësore dhe për tu vaksinuar duhet pritur për një termin dhe aplikim komplet te ri”, shkruan Gazeta Enigma.
Kështu ka thënë koordinatorja në SISH në Drenas, Alberta Raci, për Gazetën “Enimga”.
Madje, Raci tutje ka thënë këtë problem të theksuar e kanë adresuar edhe ne Ministrinë e Shëndetësisë.
Ndërsa, nga Ministria e Shëndetësisë për Gazetën “Enigma”, kanë thënë se po i njejti institucion u’a ka rikujtuar qendrave të vaksinimit se duhet të vaksinojnë sipas terminëve, të cilëet në në raste të caktuara i’u kanë nënshtruar edhe pritjeve më të gjata se zakonisht.
Në përgjigjen e MSh-së thuhet tutje se pritjet e gjata për t’u vaksinuar disa qytetarë po ndodhë për shkak se po pengohen qendrat e vaksinimit edhe prej atyre që nuk kanë terminë, por sipas tyre shkojnë dhe provojnë për të marr vaksinën pa termin.
A shkakton probleme shëndetësore vonesa e vaksinimit me dozën e dytë ?
Infektologu, Hamdi Ramadani, ka thënë për Gazetën “Enigma” ka thënë se nëse shtyhet doza e vaksinimit për dy ose tre ditë nuk ndikon në kuptimin e imunitetit te ai person, por sipas tij më e mira është të vaksinohet qytetari në terminin e paraparë.
“Kur është termini të bëhet edhe vaksinimi i dytë, normalisht kjo nënkupton kur janë indikacionet sepse në qoftë se pacienti është i sëmurë me ndonjë sëmundje, me temperaturë ose edhe me COVID, termini duhet të shtyhet pasi nuk guxon të jepet vaksina, qoftë doza e parë apo edhe ajo e dyta. Personat që e kanë kaluar dy javëshin për arsye shëndetësore të përkeqësuar, duhet të kalojnë në listën me prioritet të cilët duhet të thirren menjëherë nga stafi shëndetësor dhe të vaksinohen”, ka thënë Ramadani.
Ai ka thënë se nëse shtyhet termini i dozës së dytë nga stafi shëndetësor për arsye të mos kapacitetit për të vaksinuar fluksin e madh të qytetarëve, atëherë sipas tij kjo është jo e mirë dhe duhet të evitohet shumë shpejt.
Ramadani, tutje ka theksuar se përqindja e dozës së parë në kuptimin e mbrojtjës nga COVID është e vogël, sipas tij deri në 30 apo 40 përqind nuk e mbron, duke shtuar se këto indikacione që lejohen dhe mundësia e mbrojtjës së mëvonshme është e mirë.
“Në aspektin mjekësor marrja e dozës së dytë pas tri jave ose një muaji, nuk ndikon negativisht sepse kur doza e parë të plotësohet edhe me dozën e dytë e krijojnë prodhimin imunologjik. Tash për tash, vaksinimi është arma më e fortë për t’u mbrojtur nga COVID-19”.
Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me përgjegjësin e procesit të vaksinimit në Gjilan, Ismet Uruqi, i cili një gjë të tillë e ka mohuar duke thënë se në qendrën e vaksinimit në këtë komunë është gjithëçka në rregull dhe se sipas tij e gjithë përgjegjësia për këtë u takon mirëmbajtësve të serverit në qendrat kryesore.
Ndryshe, problem tjetër për të aplikuar për vaksinim e kanë pasur qytetarët nga Komuna e Gjilanit, ku para disa dite sistemi për termine nuk ka qenë i qasshëm.
“Në rast të rënjës së faqës nga sistemi, nuk ka të bëjë me mungesë të vaksinave siç po pretendojnë disa qytetarë por thjeshtë një problem i përkohshëm i serverit”, ka thënë Uruqi.
LEXO EDHE: Bie sistemi për regjistrimin e qytetarëve për vaksinim
Ndërsa, numri total i dozave të administruara është 794 mijë e 812, derisa 528 mijë e 625 qytetarë janë të vaksinuar vetëm me dozën e parë, kurse me dozën e dytë janë të vaksinuar 267 mijë e 979 pacientë.