Rekord i zi: 36 vdekje për 24 orë nga COVID-19 në Kosovë

Rekord i zi: 36 vdekje për 24 orë nga COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 36 raste të vdekjes, raporton Gazeta “Enigma”.

Nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë dhënë 11.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 808.078 doza të vaksinës.

Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 816 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113.699.

Në total numri i rasteve aktive është 26.575.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

Related Articles