Mehaj: Kemi bërë dhurimin e 60 mijë maskave për afganët, në SHSKUK dërgojmë sot 72 shtretër

Mehaj: Kemi bërë dhurimin e 60 mijë maskave për afganët, në SHSKUK dërgojmë sot 72 shtretër

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka numëruar fushat nëpër të cilat FSK-ja ka dhënë kontribut lidhur me luftimin e pandemisë së COVID-19.

Ndër të tjera ai ka treguar se KFOR-it i kanë dorëzuar 60 mijë maska të cilat janë destinuar për refugjatët afganë.

“Kemi ngritur gjendjes së gatishmërisë së plotë të 6 njësive të specializuara, 24 orë në 7 ditë të javës, në menaxhimin e situatës së re të krijuar nga COVID-19; si dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, sot do t’i dërgojmë 72 shtretër mjekësor dhe 25 dyshekë mjekësorë”, është shprehur ai.

“Përveç kujdesit maksimal për ruajtjen e shëndetit të pjestarëve në shërbim, stërvitje dhe operacione, që nga shfaqja e pandemisë COVID-19, kemi angazhuar të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së për mbështetjen tuaj dhe autoriteteve civile qendrore dhe lokale të vendit, si në vijim:

-Vendosjen e kontejnerëve në pikat kufitare: Kullë, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe Bernjak.

– Mbështetjen me transport për nevojat e Komisionit Ndërshtetëror për Menaxhimin e Emergjencës Anti-Covid;

– Mbështetetjen e institucioneve shëndetësore me tenda të cilat shfrytëzohen në aktivitetet për përballimin e situatës me COVID.

– FSK është duke mbështetur aktualisht me 13 tenda këto komuna: Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Ferizaj, Suharekë, Gjilan, Viti, Malishevë dhe Kaçanik.

– Nga java e kaluar kemi filluar shpërndarjen e rreth 1 milion maskave për qytetarët e të gjitha komunave dhe procesi i shpërndarjes vazhdon edhe nëpër institucione lokale nëpër të gjitha komunat e vendit”.

Related Articles