Një tragjedi e vërtetë ka goditur një familje turke në provincën e Rizes në Turqi, ku gjatë 6 muajve të fundi humbi 8 anëtarë të saj prej koronavirusit.
Familja prej 25 anëtarësh u godit rëndë nga pandemia pasi fillimisht kishin neglizhuar simptomat dhe se fillimisht ishin infektuar babai dhe i biri, të cilët jetonin në Stamboll.
Pas problemeve të shfaqura dhe kalimit të disa ditëve ata u dërguan në spital nga familjarët, por pa rezultat.
Pas tyre u infektuan me radhë edhe familjarët e tjerë duke e çuar bilancin e tragjedisë në 8 të vdekur.
Familjarët e mbetur vendosën më pas të vaksinohen me qëllim mbrojtjen nga koronavirusi dhe që pas vaksinimit asnjë nga familjarët nuk është infektuar me COVID-19.