Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për skadimin e 130 mijë vaksinave Astra Zeneka.
Haradinaj ka thënë se po të ishte ai kryeministër e ta dinte se i kishte aq vaksina, do shkonte nëpër studio televizive t’ju spjegonte qytetarëve që ato janë të sigurta e t’u bënte thirrje për vaksinim.
“Të kisha qenë kryeministër , e te kisha ditë që i kom 130 mijë vaksina, çdo natë kisha ardh në studio, në çdo studio televizive, me ju spjegu qytetarëve që janë të sigurta deri në këtë ditë kaq vaksina, duke qenë se e ka marrë Mbretëresha e Anglise, e ka marre vetë zoti Kurti”, tha Haradinaj në Debat Plus.
Ai gjithashtu kritikoi Kurtin, se nuk ka blerë asnjë vaksinë, e sipas tij jemi vendi i vetëm që të gjitha i kemi donacione.
“Dy javë nejti në Greqi, e në Kanë, e në fakt atë kohë veçse lajmërohej Delta në Kosovë. Në vend se me ble vaksina, asnjë qytetarë se ka marrë një vaksinë të bleme, ne i kemi të gjitha donacione. Jemi vendi i vetëm qe s’ka vaksina të bleme”, tha Haradinaj.