Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në Shqipëri.
Viktimat janë një 65-vjeçar nga Shkodra, një 68-vjeçar nga Tirana dhe një 84-vjeçar nga Durrësi.
895 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus, nga 5901 testime të kryera gjithsej.
Aktualisht janë 11.288 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 519 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,321 që nga fillimi i epidemisë.