Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në kuadër të kampanjës eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2020”.
Pas fitores së madhe në Batumi kundër Gjeorgjisë (0:1), “Dardanët” zhvillojnë sonte një tjetër ndeshje.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova do të luajë përballë ish-kampiones së Evropës, Greqisë.
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin B eliminator dhe luhet nga ora 20:45.
Faqja e mirënjohur, “Kosovan Football” ka publikuar formacionin e mundshëm për ndeshjen e sotme, i cili duket kështu:
Muriq; Vojvoda, Rrahmani, M.Kryeziu, Hadërgjonaj; Dresheviq, Loshaj, Berisha; Bytyqi, Rashica, Muriqi.
Kurse, formacioni i mundshëm i helenëve pritet të jetë ky si më poshtë:
Kosova pas tri ndeshjeve të zhvilluara në grupin B ka tri pikë, kurse Greqia pas dy ndeshjeve ka vetëm dy pikë.
Në dy përballjet e fundit direkte, një ndeshje mes Kosovës dhe Greqisë u mbyll baras dhe një tjetër e fituan helenët.