Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.
Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërkaq, nga 10.614 testime, 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe 24 persona kanë humbur jetën./Gazeta Enigma.