Sot pritet të arrijnë në Kosovë 53 mijë vaksina anti-COVID të kompanisë “Pfizer”, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma” zëdhënësi i Qeverisë, Faik Hoti, i cili ka thënë se sot pritet të vijnë 53 mijë vaksina të Pfizerit si pjesë e kontratës së kësaj kompanie me MSH-në.
Hoti tutje bëri të ditur se dozat e vaksinave që janë donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet të vijnë shumë shpejtë.
Ndryshe Kosova në total ka administruar 922.623 doza të vaksinës anti-COVID.