Policia për aksionin e PSD-së: Na penguan në kryerjen e detyrës

Policia për aksionin e PSD-së: Na penguan në kryerjen e detyrës

Janë liruar aktivistët e Partisë Socialdemokrate, të cilët gjatë së martës kanë zhvilluar një aksion kundër konferencës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

E lidhur me këtë ka dhënë detaje Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas Policisë katër meshkuj dhe një femër pasi që kanë penguar zhvillimin e një aktiviteti dhe se gjatë kohës sa ka intervenuar policia, të njëjtit i kanë penguar policët në kryerjen e detyrës, me ç‘rast, policët kanë pësuar lëndime trupore.

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë, 07.09.2021 – 10:10. Janë arrestuar pesë të dyshuar, katër meshkuj dhe një femër të gjithë kosovarë pasi që kanë penguar zhvillimin e një aktiviteti dhe se gjatë kohës sa ka intervenuar policia, të njëjtit i kanë penguar policët në kryerjen e detyrës, me ç ‘rast, policët kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Të dyshuarve dhe policëve iu është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.

Me vendim prokurorit i shtetit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet. 

Related Articles