Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj, ka mbetur i vrarë në një shkëmbim zjarri mbrëmë në qytetin e Pejës.
Postimi i tij i fundit në Facebook ka qenë më 6 shtator, ku kishte shpërndarë një video në përkrahje të kandidatit të PDK’së për Kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamzës.
Ndryshe, rastin e vrasjes e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot me datë 08.09.2021, rreth orës 20:20, Policia është informuar se në afërsi të shkollës ekonomike Ali Hadri në Pejë, ka të shtëna me armë zjarri, si pasojë e te shtënave 3 persona kanë pësuar lëndime të njëjtit janë dërguar në spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e dy viktimave të këtij rasti. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, gjithashtu edhe Prokurori i shtetit, për të kuptuar se si ka ardhur deri te ky rast. Për informata shtesë mund të jepen pas zhvillimit të hetimeve”, tha Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.