Më 14 shtator mbahet konferenca e radhës për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Më 14 shtator mbahet konferenca e radhës për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes kundër ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të mbahet të martën më 14 shtator, raporton Gazeta “Enigma”.

Kjo është bërë e ditur në kalendarin e Gjykatës Speciale.

Në kalendarin e Dhomave të Specializuara thuhet se konferenca do të mbahet në orën 14:30.

Kujtojmë se Dhomat e Specializuara e konfirmuan aktakuzën ndaj ish-eprorëve UÇK-së u bë më 26 tetor të vitit 2020.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit.

Related Articles