Qeveria do të ndajë 40 mijë euro për familjen Sadrija që humbi dy fëmijë nga zjarri

Qeveria do të ndajë 40 mijë euro për familjen Sadrija që humbi dy fëmijë nga zjarri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadrija në fshatin Ujz të Gjakovës, të cilët kanë humbur dy fëmijët pasi zjarri kishte kapluar shtëpinë e tyre derisa ata ishin në gjumë.

Në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit thuhet se “Kurti u shprehu ngushëllime familjarëve dhe i inkurajoi që të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen për vdekjet e rënda të fëmijëve të tyre, të moshës 12 dhe 13 vjeçar”.

“Ai tha se bashkëndjen me familjarët dhe se institucionet e Kosovës do t’ju qëndrojnë afër. Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndajë 40 mijë euro ndihmë për familjen Sadrija. Familjarët e falënderuan kryeministrin për vizitën dhe për kujdesin e treguar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës kishte bërë të ditur se dy fëmijë kanë vdekur në fshatin Ujz të Gjakovës pasi një zjarr ka kapluar shtëpinë.

Related Articles