Ndihmës-trajneri i Drenicës, Sami Geci është ndarë tejet i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij, duke marrë tre pikë të vlefshme ndaj Prishtinës.
Geci nder tjera tha se kanë punuar maksimalisht për përballjen me Prishtinë, derisa e ka vlerësuar sërish si kundërshtar të vështirë edhe pse nuk është në momentin e saj.
“Në dy ndeshjet e para ne i jemi qasur lojës me përkushtim derisa e kemi ditur se do të përballemi me një kundërshtar të vështirë si Prishtina, një Prishtinë e cila nuk është në momentin e saj por që prap mbetet një kundërshtar i fortë.
Gjithmonë lojtarët kryejnë detyrën e tyre, por sot ndaj Prishtinës e kanë kryer në mënyrë të përkryer, derisa goli i parë erdhi në mënyrën me të mirë, ndërsa punën na lehtësoj edhe karton i kuq të cilën e morën kundërshtarët e që VAR-i po del të jetë një ndihmë e mirë.
Angazhimi i lojtarëve ishte i madh që ekipi ynë t’i merr tre pikë të vlefshme”, tha Geci.
Ndërsa trajneri i Prishtinës, Zekerija Ramadani tha se në tri ndeshje vetëm një pikë e inkasuar është një katastrofë që vetë bardhekaltërit e kanë bërë.
“Nuk ka ndikuar lodhja në ndeshjet që kemi bërë në Evropë. Në tri ndeshje vetëm një pikë kjo është një katastrofë që e kemi bërë vetë. Përgjegjësinë maksimale e mbaj unë për këto ndeshje”, ka deklaruar Ramadani.