Për vrasjen në Gjilan, në një përgjigje për Gazetën Enigma, Dr Ukshin Ismaili, Drejtor Klinik ka thënë në shërbimin e emergjencës ndihmë mjekësore ka kërkuar një punëtor i lokalit ku edhe ka ndodhur ngjarja, shkruan Gazeta Enigma.
Njëherit, ai ka shtuar se informata e vetme rreth ngjarjes tragjike që ka ndodhur në Gjilan ku ka pasur të shtëna me armb zjarri, ku mbeti një person i vdekur i ka mësuar nga mjetet e informimit.
“Informata e vetme është nga mjetet e informimit që ka pasur të shtëna në një kafiteri të qytetit, ku edhe dyshohet për një të vdekur”. ka thënë Ismajli.
Ismajli ka shtuar se “Në shërbimin e emërgjencës ndihmë mjeksore ka kërkuar edhe një punëtor i lokalit dhe disa qytetar të friksuar që kanë qenë të pranishëm”.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 të mbrëmjes, raporton Gazeta Enigma.